Analisti Sami Neza në MCN Live ka komentuar vendimin pro të gjykatës kushtetuese për Portin e Durrësit duke mos marrë parasysh kërkesën e opozitës. Ai u shpreh se PD ka paditur marrëveshjen për ndërtimin e portit të Durrësit, por Qeveria e ka formalizuar atë më herët me ligj. Sipas tij, kushtetuesja ka vonuar shumë vendimin për këtë padi të PD aq shumë sa vetë kompania ka nisur operimin saj për shitjen e aseteve pa nisur ndërtimi. “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për portin e Durrësit duhet të kemi parasysh një gjë që PD ka paditur marrëveshjen midis qeverisë shqiptare dhe emirateve për ndërtimin e tij, i cili në fakt ka emrin e tij sepse porti i ri i Durrësit nuk është porti që ndërtohen në portin aktual por në Porto Romano sepse aty ndërtohet një port turistik me ndërtime të mëdha. PD e hodhi në gjyq marrëveshjen duke pasur parasysh se nëse marrëveshja rrëzohej nga gjykata kushtetuese automatikisht binte dhe marrëveshja për ndërtimin e tij, sepse në marrëveshje është pozicionuar në një mënyrë të tillë ku qeveria e ka favorizuar shumë këtë marrëveshje përmes ligjit që ka kaluar në parlament, në njëfarë mënyre e ka bërë të paprekshme këtë marrëveshje me anë të ligjit, neni 6". Në vijim ai shtoi se kushtetuesja ka vonuar shumë vendimin për këtë padi të PD aq shumë sa vetë kompania ka nisur operimin saj në shitjen e aseteve që janë ende në projekt dhe kjo sipas tij ka rënduar dhe pozicionin e vendimmarrjes së gjykatës kushtetuese. “Gjykata kushtetuese duke e rrëzuar këtë padi të PD ka favorizuar legjitimitetin që qeveria i ka bërë këtij projekti, pavarësisht se një pjesë e përfitimit i takon qeverisë shqiptare si aksionare brenda portit turistik. Kjo është një nga marrëveshjet më të kritikuara dhe dyshimta qoftë nga bujaria e treguar nga qeveria, qoftë nga kapaciteti eksport import kur porti në Porto Romano nuk ka filluar ende”.



