Vrasja në Selenicë, viktima ndihmonte me të ardhura kushëririn gjatë kohës që ishte në arrati

Vrasja në Selenicë, viktima ndihmonte me të ardhura kushëririn gjatë kohës që ishte në arrati

Zbulohen detaje të reja nga krimi i ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gjorm të Selenicës, ku kushëriri vrau kushëririn.

 

Gazetarja Arjola Hasanaj raportoi për “MCN Live”, se Dalan Alliaj u vra nga djali i xhaxhait të tij për rrethana ende të paqarta.

 

Hetimet zbuluan se autori Bertil Alliaj rezultonte i dënuar me 35 vite burg për vrasje në rrethana cilësuese dje. Ai deklaroi në polici se e ka kryer vrasjen për një arsye të fortë, por nuk mund ta bëjë publike, por la të kuptohet se mund ta bëjë më vonë. 

 

Dalan Alliaj kishte shkruar në Gjorm, pasi babai i autorit ishte operuar dhe ka shkuar aty për vizitë. Ndërsa mësohet se autori jetonte jashtë me pasaportë false të Kosovës dhe janë takuar në Gjorm. 

 

Dalan Alliraj ishte biznesmen dhe e ka ndihmuar kushëririn me të ardhura gjatë kohës që ishte në arrati. 

 

Viktima konsiderohej si një djalë i mirë dhe i shkolluar, ndërsa për autorin thonë se kishin kohë që nuk e kishin parë në fshat. 

 

Në vitin 2015 autori ishte i përfshirë në Masakrën e Çoles ku mbetën të vrarë tre të rinj, dhe ishte i dënuar për 35 vite burg.

Ndërkohë policia e Vlorës ka ngritur pika të shumta kontrolli në zonë, për parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy