Lufta Izrael-Gaza/ Guterres: Asgjë nuk justifikon sulmet shkatërruese ndaj palestinezëve

Lufta Izrael-Gaza/ Guterres: Asgjë nuk justifikon sulmet shkatërruese ndaj palestinezëve

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres duke folur për luftën në Gaza tha se asgjë nuk e justifikon dënimin kolektiv nga Izraeli ndaj popullatës së Rripit të Gazës e cila po duron vuajtje të “paimagjinueshme”.

Natyrisht, ne dënojmë të gjitha aktet terroriste të Hamasit, si dhe rrëmbimin e pengjeve, por, në çdo rast, e vërteta është se asgjë nuk justifikon dënimin kolektiv të popullatës palestineze, të cilën e shohim në mënyrë dramatike në Gaza”, nënvizoi ai, duke iu referuar vdekjes, shkatërrimit, urisë dhe sëmundjeve me të cilat përballen banorët e enklavës bregdetare të rrethuar.

“Mungesa e fondeve për misionin e mbështetjes shumëkombëshe të sigurisë, të cilin Kenia ka pranuar ta udhëheqë për të ndihmuar policinë në Haiti të përballet me fatkeqësinë e aktivitetit të bandave, është “absolutisht e papranueshme”, tha Guterres.

Edhe ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara akuzoi të hënën ushtrinë izraelite për goditjen e shkollave, punonjësve humanitarë dhe civilëve në Gaza, në shenjë të zhgënjimit në rritje amerikane me aleatin e saj të ngushtë, ndërsa lufta po i afrohet përvjetorit të saj të parë.

Ajo u shpreh jashtëzakonisht e hapur kundër ushtrisë izraelite në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke thënë se shumë nga sulmet në javët e fundit që plagosën ose vranë personelin e OKB-së dhe punonjësit humanitarë "ishin të parandalueshme".

Shumë anëtarë të këshillit cituan sulmin e javës së kaluar izraelite në një ish-strehë civile të kthyer në shkollë të drejtuar nga agjencia e OKB-së që ndihmon refugjatët palestinezë, e njohur si UNRWA, në të cilën gjashtë punonjës të UNRWA ishin në mesin e të paktën 18 personave të vrarë, duke përfshirë gra dhe fëmijë.

Izraeli ka thënë në mënyrë të përsëritur se synon militantët e Hamasit, të cilët shpesh fshihen me civilët dhe i përdorin ata si mburoja njerëzore, në hakmarrje për sulmet e 7 tetorit në Izraelin jugor që vranë rreth 1200 njerëz dhe nisën luftën në Gaza.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy