Kryeministri Rama është optimist për rivitalizimin e forcave të policisë pas nisjes së vetingut në radhët e saj. Në Konferencën e 2-të shkencore ndërkombëtare "Shkenca ligjore dhe sfidat bashkëkohore të sigurisë", Rama tha se në janar do të nisë zbatimi i vetingut në Policinë e Shtetit.
"Jam i bindur që procesi i vetingut që do të nsië të zbatohet nga muaji janar do të japë rezultate të rëndëishme dhe kam besim se brezat që do të dalin duke filluar nga së shpejti prej akademisë dhe në vijim vit pas viti do të jenë burim i jashtëzakonshëm trasnformimi dhe transfuzioni i gjakut të Policisë së Shteti", tha ai.



