Spanjë, Sanchez: Aborti dhe martesat e homoseksualëve do futen në Kushtetutë

Spanjë, Sanchez: Aborti dhe martesat e homoseksualëve do futen në Kushtetutë

Pedro Sanchez rikonfirmohet si drejtuesi i Partisë Socialiste të Punëtorëve Spanjoll (PSOE). Kryeministri spanjoll arriti të ruajë drejtimin pavarësisht skandaleve korruptive që kanë përfshirë familjen dhe bashkëpunëtorët e tij.

Socialistët, shpjegoi Sanchez, do të marrin përsipër të fusin në Kushtetutë të drejtën e grave për të vendosur për trupin e tyre, martesat e të njëjtit seks dhe pagën minimale.

Sanchez njoftoi gjithashtu krijimin e një kompanie të madhe publike të banesave, më saktë një kompani e madhe e aftë për të ndërtuar dhe menaxhuar banesa nga administrata e përgjithshme e shtetit.

“Aborti, martesat e homoseksualëve dhe paga minimale, kjo është receta për frenimin e ultra-të djathtës”, tha Sanchez.

“Kam më shumë dëshirë dhe forcë se kurrë”, shtoi ai, duke përsëritur se objektivi i parë i PSOE do të jetë të fitojë në zgjedhjet bashkiake, rajonale dhe të përgjithshme të vitit 2027.

Më tej shtoi se e djathta është kundër shkencës dhe kundër diversitetit kur stigmatizojnë të rinjtë emigrantë, kundër punëtorëve kur stigmatizojnë punën e sindikatave, kundër feminizmit, si dhe kundër shtetit të mirëqenies.

Në muajt e ardhshëm spanjollët do të mund të vlerësojnë nëse premtimet e Sanchez do të mbeten premtime apo do të bëhen realitet. E sigurt është se kryeministri arriti të ruajë drejtimin e partisë së tij, duke ngjeshur radhët dhe duke shuar zërat kritikë.

Të gjithë besnikët e tij janë rikonfirmuar në pozicione kyçe në ekip: krahu i djathtë i tij do të jetë ministrja e buxhetit Maria Jesus Montero, ndërsa Santos Cerdan mbetet sekretar i organizatës.

Megjithatë rruga për të është e vështirë, si për shkak të shumicës së bashkuar jo shumë, ashtu edhe për shkak të polemikave të ndezura nga përmbytjet tragjike të 29 tetorit në Spanjën juglindore, të cilat shkaktuan të paktën 230 të vdekur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy