Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu bëri thirrje për të formuar një qeveri të unitetit kombëtar, në ditën e tretë të ofensivës së madhe të nisur nga lëvizja islamike palestineze Hamas, e cila la të paktën 800 të vdekur në Izrael.
“U bëj thirrje liderëve të opozitës që menjëherë të formojnë një qeveri të unitetit kombëtar pa parakushte”, tha Netanyahu në një fjalim televiziv.
Benjamin Netanyahu i cili drejton një koalicion të partive të djathta dhe të ekstremit të djathtë po përballet me një nga krizat më të mëdha në historinë e vendit.
Në fjalimin e tij, ai detajoi pikat kryesore të programit të tij: Rimarrjen dhe kontrollin e territorit dhe eliminimin e terroristëve ende të pranishëm në Izrael, kryerjen e një sulmi masiv kundër Hamasit me "forcë të paprecedentë dhe forcimin e fronteve të tjera.



