
KFOR-i ka publikuar një video gjatë ditës së sotme ku ka shfaqur pamje gjatë, ushtrimeve në të gjitha pjesët e Kosovës.
“Në pajtim me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, KFOR-i realizoi një ushtrim të planifikuar gjatë një periudhe 2 ditore”, shkruan KFOR-i në videon e publikuar në rrjetin socal "Facebook".
Sipas KFOR-it, ushtarët e angazhuar në këtë mision kanë kryer ushtrime në mbarë Kosovën në mënyrë që të mbajnë gatishmërinë e KFOR-it dhe shkathtësitë operative.
“Që nga viti 1999, KFOR-i kontribuon në një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e të gjitha etnive në Kosovë”, përfundon mesazhi i KFOR-it në këtë video.
Gjatë ditës u raportua për një shtim të numrit të pjesëtarëve të KFOR-it në pjesën veriore të vendit, gjegjësisht përreth Ujmanit.



