Britani, dorëhiqet ministrja e Brendshme

Britani, dorëhiqet ministrja e Brendshme

Ministrja e Brendshme e Britanisë, Amber Rudd, është dorëhequr pas kritikave për trajtimin e disa banorëve me prejardhje nga Karaibet, të cilët ishin shënjestruar gabimisht si imigrantë të paligjshëm.

Në letrën e dorëheqjes, Rudd ka thënë se ajo ka mashtruar pa qëllim një komitet parlamentar javën e kaluar, duke mohuar se qeveria ka caktuar objektiva për dëbimin e migrantëve ilegalë.

Kryeministrja May e ka pranuar dorëheqjen e saj.

Për dy javë, ministrat britanikë janë përpjekur për të kuptuar pse disa pasardhësve të të ashtuquajturit "Brezi Windrush", u janë mohuar të drejtat bazike.

Ky skandal ka lënë në hije Samitin e Komonuelthit të mbajtur në Londër dhe ka ngritur shumë pikëpyetje lidhur me qeverisjen e May si ministre e Brendshme, para se të fitonte mandatin e kryeministres, raporton REL.

“Skandali Windrush ka nisur me të drejtë vëmendje në një çështje të rëndësishme për shtetin tonë”, ka thënë Rudd në letën e saj të dorëheqjes që i ka dërguar kryeministres May.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy