Spy Game, 18 mijë të përgjuar, mes tyre Renzi, Draghi e Monti. Pranga inxhinieri bërthamor dhe motrës së tij (FOTO)

Spy Game, 18 mijë të përgjuar, mes tyre Renzi, Draghi e Monti. Pranga inxhinieri bërthamor dhe motrës së tij (FOTO)

Italia është tronditur nga spiunazhi, pasi policia vendase pas një hetimi disa mujor ka arritur të zbulojë një fakt tronditës. Hetimet kanë identifikuar një rrjet spiunazhi që survejtonte prej vitesh krerët e policisë, institucioneve të ndryshme, administratën publike, sipërmarrës si dhe personalitete të larta politike, mes të cilëve edhe ish-kryeministrin Matteo Renzi dhe kreun e Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi.

Hetimi i kryer nga Policia postare dhe Prokuroria e Romës solli arrestimin e dy personave, inxhinierin bërthamor Giulio Occhionero, 45 vjeç dhe motrën e tij, Francesca Maria 49-vjeçe, të dy rezidentë në Londër por me banim në Romë dhe të njohur në botën e financës.

Ky grup menaxhonte një rrjet kompiuterash të infektuar nga një virus që quhej “Eyepyramid” që u kishte mundësuar të grumbullonin, prej vitesh, njoftime të rezervuara dhe të dhëna delikate të dhjetëra personaliteteve, kryesisht në botën e financës.

Mes këtyre personaliteteve gjendet ish-kryeministri Matteo Renzi, kreu i BQE-së Mario Draghi, ish-kryeministri Mario Monti, ish-guvernatori i “Banca d’Italia” Fabrizio Saccomanni, ish-komandanti i përgjithshëm i “Guardia di Finanza”, Saverio Capolupo.

Lista e VIP­-ave të përgjuar: 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy