
Forcat ruse kanë bombarduar një shkollë arti në Mariupol ku ishin strehuar 400 banorë, tha Këshilli i Qytetit.
Në një deklaratë të postuar në kanalet “Telegram” të Këshillit të Mariupolit dhe Verkhovna Rada, bëhet me dije se gra, fëmijë dhe të moshuar ndodheshin brenda në shkollë dhe janë ende nën rrënoja. Mbetet ende i paqartë numri i viktimave.
Në mesazh akuzohen rusët për kryerjen e krimeve të luftës, duke i bërë jehonë fjalimit të mëparshëm video të presidentit Zelenskiy. Zelenskiy tha se rrethimi i Mariupolit "do të hynte në historinë e përgjegjësisë për krimet e luftës".
“Ta bësh këtë në një qytet paqësor... është një tmerr që do të mbahet mend për shekujt në vijim.” Ndërkaq, “The Guardian” raporton se ende nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur pretendimet e palës ukrainase lidhur me bombardimin e shkollës.



