
Deklarata e presidentit amerikan Donald Trump, se Shtetet e bashkuara do të vendosin tarifa prej 25% për importin e celikut dhe 10% për aluminin, ka shkaktuar debat të ashpër. Por duket se ndryshe nga më parë, kur një deklaratë e tij pasohej nga qëndrime të përcara, këtë herë duket se të gjithë janë bërë bashkë. Fondi ndërkombëtar momentar ka kritikuar Trump, duke thënë se vendosja e tarifave do të dëmtoje edhe vetë shtetet e bashkuara. Po kështu drejtori i Organizatës Botërore të Tregtisë Roberto Azevedo e konsideroi këtë si një luftë tregtare. Një luftë tregtare nuk është e mirë për askënd tha ai, ndërsa mori përgjigjen e shpejtë të presidentit amerikan i cili shkruante në tuiter se lufttrat tregtare janë gjithnjë të mira. Kanadaja, e cila është furnizuesja kryesore e SHBA, tha se kjo do të shkaktkonte konflikte në të dy anët e kufirit. Kryeministri kanadez Justin Tredau tha se tarifat e importit jane krejtësisht ta papranueshme. Ndërkohë Kina, Japonia, Meksika, Brazili janë bashkuar njërëzi duke paralajmëruar SHBA-në se cfare do të ndodhte nëse edhe ato do të vendosnin tarifa për prodhimet amerikane të importuara në vendet e tyre. Të njëjtin qëndrim ka mbatur dhe Brukseli. “Ok, kështu po imponojmë edhe ne tarifa importi. Ky është process idiot, nëse do të duhet ta bëjmë edhe ne. Po duhet ta bëjmë. Do vendosim tarifa për motocikletat Harley Davidson, për xhinset etj. Po mund të bëjmë edhe budallain dhe të tregohemi budallenj-tha presidenti I Komisionit Europian Jean Claude Juncker, duke kritikuar kështu presidentin Donald Trump,i cili sërish i qëndroi besnik idesë së tij se luftrat në tregtui janë të mira dhe të lehta për tu fituar.



