Hoxhaj: Kosova shpreson për një marrëveshje me Serbinë deri në pranverë

Hoxhaj: Kosova shpreson për një marrëveshje me Serbinë deri në pranverë

Kosova pret të arrijë një marrëveshje me Serbinë, e cila do t'u mundësojë të dyja vendeve të përparojnë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, deri në pranverën e ardhshme, tha të martën Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj.

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, por Beogradi ende nuk e ka njohur atë si një shtet sovran dhe marrëdhëniet midis dy vendeve mbeten të tensionuara.

Një marrëveshje është parakusht për të dy vendet për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian. Beogradi dhe Prishtina u angazhuan për një dialog të ndërmjetësuar nga BE në vitin 2013, por pak përparim është bërë.

Kur u pyetë se kur ai pret që marrëveshja të arrihet, Hoxhaj i tha Reuters se: "Mendoj se deri në fund të vitit apo pranverën e ardhshme duhet të jemi afër një marrëveshje".

Duke folur në një forum politik dhe biznes në vendpushimin alpin të Bledit në Slloveni, Hoxhaj tha se Kosova mund të nënshkruante vetëm një marrëveshje që përfshin njohjen.

"Ne nuk mund të nënshkruajmë ndonjë marrëveshje tjetër," tha ai.

"Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është njeriu i fundit në Serbi të cilit i besojmë", tha ministri.

Por ai shprehu shpresën se besimi mund të ndërtohet gjatë procesit të negociatave, duke thënë se nuk kishte askënd tjetër për të negociuar me atë, pasi "ai është duke kontrolluar gjithçka në Serbi".

Ai tha se nuk mund të thoshte se çfarë marrëveshje do të përfshinte, por tregoi se shkëmbimi i mundshëm i territoreve midis dy shteteve ishte ende në tryezë.

"Ç'lloj elementesh që mund të ketë marrëveshja është shumë herët për të thënë, sepse ne jemi në fazën e hershme të bisedimeve", tha më tej ministri.

Hoxhaj ka thënë se nuk jep detaje mbi zonat e mundshme të shkëmbimit të territoreve mes dy vendeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy