Kush ishte gjenerali i vrarë në Iran/ Njeriu më i fuqishëm në Lindjen e Mesme që donte të ndëshkonte Amerikën

Kush ishte gjenerali i vrarë në Iran/ Njeriu më i fuqishëm në Lindjen e Mesme që donte të ndëshkonte Amerikën

Qassem Soleimani, 62 vjeç, u vra dje në një sulm të kryer nga amerikanët në Iran. Njeri i afërt i liderit Ayatolah Ai Khamenei, ai ka qenë në krye të forcave të Kudsit (njësitë speciale të Gardës Revolucionare Iraniane) që nga viti 1998. Një figurë legjendare, përgjegjëse për të gjitha operacionet jashtë Teheranit dhe pikë referimi strategjike për ajatollahët. Ai konsiderohet si njeriu që ridizajnoi skenarët gjeopolitikë të Lindjes së Mesme në favor të Iranit. Ish agjenti i CIA-s, John Maguire, e ka quajtur atë "njeriun më të fuqishëm operacional në Lindjen e Mesme".

Në njëzet vitet e fundit, të gjitha "fitoret" ushtarake më të rëndësishme të Iranit mbajnë firmën e Soleimanit. Duhet kujtuar se, deri në 11 shtatorin tragjik të vitit 2001, gjenerali konsiderohej shumë i besueshëm nga administrata amerikane, aq sa ai u vlerësua si pikë referimi e SHBA në luftën kundër talibanëve në Afganistan. Por rënia e Kullave Binjake dhe futja e Iranit nga George W. Bush në të ashtuquajturin "boshti i së keqes" i ndryshoi tërësisht kartat e lojës dhe nga ajo ditë ideja fikse e gjeneralit iranian u bënë goditjet vrasëse ndaj armikut Uashington. Ajo u përforcua kur komandanti i përgjithshëm u bë Donald Trump.

Komandanti i Pasdaranit gjithashtu ka ndërtuar një lidhje të fortë me kalimin e kohës me Hezbollahun, grupin e armatosur shiit libanez, të cilit ai i ka ofruar mbështetje, armë dhe para. Së bashku me Hezbollahun, Soleimani mbështeti Asadin në pushtet në Siri duke mbajtur kontrollin e fortë të Damaskut, edhe falë miqësive rusë që gjenerali iranian nuk i munguan kurrë. Nën komandën e Soleimanit, trupat iraniane dhe ato irakiane ndaluan përparimin e ISIS-it dhe falë këtyre operacioneve të fundit, karizma e gjeneralit, veçanërisht në vendin e tij u rrit në mënyrë të menjëhershmë. Aq popullor u bë ai, saqë edhe në Instagram nisi të ndiqej si një yll  për të shenjtëruar veten si një yll i ekranit, nga miliona ndjekës.

Për përkrahësit e tij por edhe për kundërshtarët, Soleimani ishte njeriu kyç i ndikimit iranian në Lindjen e Mesme, ku forcoi peshën diplomatike të Teheranit, në veçanti në Irak dhe Siri, dy vende në të cilat SHBA-të janë të angazhuara ushtarakisht. "Për Shiitët në Lindjen e Mesme, është një përzierje e James Bond, Erwin Rommel dhe Lady Gaga", shkruante ish-analisti i CIA, Kenneth Pollack, në një shkrim për revistën "Time" kushtuar 100 njerëzve më me ndikim në botë në vitin 2017. Edhe këtë vit, “Times” e kishte përfshirë atë në mesin e 20 protagonistëve potencialë të vitit 2020.

Për Perëndimin, ai ishte përgjegjës për eksportimin e Revolucionit Islamik nga Irani dhe për mbështetjen e terroristëve. Në Iran, në mes të krizës ekonomike, ai u konsiderua hero dhe shumë sugjeruan që të hynte në skenën politike. Por deri para disa javësh, gjenerali iranian i kishte hedhur gjithnjë poshtë zërat për një kandidim të mundshëm në zgjedhjet presidenciale në 2021.

Një zyrtar i lartë irakian, kohë më parë, e ka përshkruar atë si një njeri të qetë dhe dialogues. "Qëndron ulur në anën tjetër të dhomës, vetëm, shumë i qetë. Nuk flet, ai nuk komenton: vetëm dëgjon", i ka thënë ai të dërguarit të “New Yorker”. Sipas një sondazhi të publikuar në vitin 2018 nga IranPoll dhe Universiteti i Maryland, 83% e iranianëve të intervistuar e mbështesnin Soleimanin, madje kishin më shumë besim te ai se te Presidentit Rohani dhe kreu i diplomacisë, Zarif. Udhëtimi i tij mbaroi një natë më parë, pak metra nga aeroporti i Bagdadit. / La Repubblica / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy