Kalemaj: Gara PS-PD e pabarabartë që në start. Rrezik për votim familjar nga diaspora (VIDEO)

Kalemaj: Gara PS-PD e pabarabartë që në start. Rrezik për votim familjar nga diaspora (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj mendon që gara mes PS-së dhe PD-së është e pabarabartë qysh në start.

Duke folur në MCN Live Kalemaj mendon që PS mund ta pranojë kërkesën e PD që të votojnë emigrantët që u kanë skaduar dokumentet e identifikimit, përveç nëse socialistët kanë kalkuluar se ata janë larguar vitet e fundit dhe mund të jenë votë opozitare.  

Kemi një dakordësi të imponuar deri diku nga forca e dhunës së kartonave të mazhorancës. Elefanti në dhomë, ajo që kërkonte PD, ishin koalicionet parazgjedhore, që deputetët e listave, ata që u futën me shtesa, i dhanë Ramës në tavolinë në 2020-ën. Kështu është një garë e pabarabartë elektorale qysh në start, bashkë me salamandrën elektorale që ndryshoi reforma territoriale-administrative, apo pushteti qendror dhe lokal që kontrollon mazhoranca. E reja është vota e emigrantëve. PS ka kërkuar afrimin e datës për dorëzimin e listave për kandidatë më 13 mars. PD thotë dakord me këtë propozim, por duhet të lejoni ata që s’kanë karta dhe pasaporta. Por janë 600 mijë shqiptarë. Janë legjitime kërkesat e opozitës, që të lejohen emigrantët të votojnë, për sa kohë paraqesin evidenca, pavarësisht se dokumenti mund t’u ketë skaduar, nëse paraqesin një provë, faturë uji, kanë patentë. Mendoj që do arrihet një dakordësi në lidhje me këtë pikë, vetëm nëse  PS ka bërë një kalkulim që pjesa më e madhe këtyre janë larguar vitet e fundit, e duke qenë se janë larguar gjatë qeverisjes socialiste, mund të jenë të pakënaqur nga kjo qeveri dhe mund ta ndëshkojnë me votë”.

Kalemaj theksoi se vota e diasporës është diverse, dhe ekziston rreziku për votim familjar. 

Vota e diasporës mund të ndikojë siç ndikoi në Moldavi, ku votoi kandidatin pro BE dhe SHBA, përkundër atij pro rus. Pati ndikim në Rumani, por janë raste specifike. Marrim rastin e Shqipërisë, bëhet për herë të parë askush s’di ta thotë. Është gjeografikisht shumë diverse, diaspora në Greqi është ndryshe nga ajo në Angli, SHBA. Në Greqi për shkak të patronazhimit të ngushtë të PS...Ka mundësi për votim familjar nga diaspora. Një pjesë e mirë e diasporës rreshtohen me më shumë tifozllëk se në Shqipëri”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy