Kuvendi shpall gjashtë kandidaturat për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese

Kuvendi shpall gjashtë kandidaturat për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese

Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur gjashtë kandidatët për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Gjashtë kandidatë kanë shprehur interesin për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë.

Pas rishpalljes nga Kuvendi i Shqipërisë, në datën 21.8.2019, të hapjes së procedurave të aplikimit për vendin vakant për 1(një) anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e “vakancës së parakohshme” të krijuar për shkak të mbarimit para afatit ligjor të mandatit të Fatos Lulo, kanë paraqitur kërkesën për shprehje interesi, si dhe dokumentacionin përkatës, kandidatët Ardita Buna Alsula, Ded Kasneci, Klodian Rado, Regleta Panajoti, Shaqir Hasanaj dhe Vjosa Bodo Mujo.

Lista e paraqitur nga Kuvendi përmban edhe emra që janë skualifkuar apo janë pranuar më parë nga KED apo KLGJ si kandidatë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese apo të Gjykatës së Lartë. Kandidatët e pranuar janë Ardita Buna dhe Regleta Panajoti.

Kandidaturat e skualifikuara më parë janë janë ato të Dedë Kasnecit, Vjosa Bodo Mujos dhe Shaqir Hasanajt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy