
Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë mëngjes në zonë e kinostudios ku një 28 vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e pallatit në ndërtim ku punonte.
Gazetari Besmir Pula në një lidhje me 'MCN Live' shprehet se disa burime konfirmojnë se punëtori ka qenë në katin e 7-të të pallatit ku punonte në momentin që është rrëzuar.

Bëhet fjalë për dërrasa që janë në proces çmontimi vendi ku ka përfunduar nga kati i shtatë i riu. Ai ka qenë duke çmontuar dërrasat. Policia ka konfirmuar se bëhet fjalë për Adrian Fejzullahu.
Në këtë pallat mungojnë kushtet e sigurisë, punëtori nuk ka qenë i lidhur me litar. Institucioni përgjegjës për kontrollet është inspektorati i punës që duhet të bëjë kontrollet për kushtet teknike.
Është detyra e subjekteve që kryejnë ndërtime pastaj inxhinieri teknik dhe që punëtori të punojë me standardet. Aktualisht janë pezulluar punimet, janë shoqëruar drejtuesi teknik për të dhënë deklarimet lidhur me këtë ngjarje.



