Grabitja me kallashnikov e Fibank, arrestohet Bardhyl Fusha/ Rusta: I është sekuestruar celulari (VIDEO)

Grabitja me kallashnikov e Fibank, arrestohet Bardhyl Fusha/ Rusta: I është sekuestruar celulari (VIDEO)

58-vjeçari Bardhyl Fusha është një prej personave të arrestuarve që u kap gjatë tentativës së grabitjes së Fibank në Tiranë. 

 

58-vjeçari  i është sekuestruar dhe celulari.

 

Ka pasur një person të lënduar që e ka marrë dhe shërbimi i urgjencës. Brenda bankës nuk është përdorur arma. Janë futur me armë dhe stafi ka qenë i traumatizuar. 

 

Shtypja e alarmit ka bërë që të ketë reagim në kohë të shkurtër. 

 

Një njoftimin e policisë thuhet: 

Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. 

 

Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat. 

 

Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit. Në përfundim të veprimeve hetimore do të jepet informacion më i plotë për rastin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy