​‘Mospjesëmarrja e Italisë në Kupën e botës do të ishte apokaliptike’

​‘Mospjesëmarrja e Italisë në Kupën e botës do të ishte apokaliptike’

Kryetari i Federatës italiane të futbollit, Carlo Tavecchio e cilëson si apokaliptike mos pjesëmarrjen në Kupën e Botës

Projekti i Gian Piero Ventura në stolin e Kombëtares italiane mori një goditje të rëndë mbrëmjen e së shtunës, teksa u mposhtën 3-0 nga Spanja, megjithatë Federata Italiane e Futbolli i ka idetë e qarta për vazhdimi e projektit të Venturas.

“Puna jonë është e rëndësishme, para ndeshjes në Spanjë të gjithë ishin të kënaqur. I kam konfirmuar besimi Venturas”, deklaroi Carlo Tavecchio, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit.

Por për kreun e futbollit italian, mos kualifikimi për në botërorin Rusi 2018 do të kishte përmasa apokaliptike.

“Të mos shkojmë në Botëror do të ishte një apokalips, por do të shkojmë. Në rast të kundërt do të vlerësojmë situatën”, deklaroi Tavecchio

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy