Dua Lipa ka arritur një tjetër sukses duke u klasifikuar si artistja e dytë solo që arrin të jetë në krye të klasifikimeve në “Official UK Charts” pas këngëtares Adele .Me këngën e saj më e fundit “Neë Rules”, e cila ka arritur më shumë se 110 milionë klikime, është ngjitur në top listat e kësaj jave në Mbretërinë e Bashkuar.
Kishte pothuajse 2 vite që nhjë artiste solo nuk ngjitej në majat e klasifikimeve. Ishte Adele femra e parë që arriti të jetë në krye të klasifikimeve në tetor të vitit 2015 ndërsa tani këtë vend e ka zënë Dua Lipa, e cila ishte në konkurencë të fortë me Pink. Kënga e saj është në vendin e parë e ndjekur nga dy suksese të tjera të saj No Lie, në bashkëpunim me Sean Paul dhe Be The One. Ndërsa albumi i saj “Dua Lipa” është në Top 10 duke zënë vendin e 7.



