
Ish kryeministri Sali Berisha, në prag të Kuvendit Kombëtar të PD-së, ka përcjellë sot një mesazh të fortë në rrjete sociale.
Ai shkruan se forcat politike nuk bëjnë kurrë kompromis me krimin.
“Me krimin s’ ka kompromis. Forcat politike s’ bëjnë kurrë kompromis me krimin”, thuhet në postimin e Berishës.
Kujtojmë se Berisha ka thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD, më 11 dhjetor.
Nga ana tjetër kryedemokrati Basha thotë se ka vetëm një Kuvend dhe sipas tij, ai do të mblidhet në 18 dhjetor.



