Duleviç: Sulmet kibernetike, me ndihmë nga brenda. Institucionet të dalin me raport se deri ku ka shkuar sulmi

Duleviç: Sulmet kibernetike, me ndihmë nga brenda. Institucionet të dalin me raport se deri ku ka shkuar sulmi

Eksperti i IT-së, Said Duleviç, thotë se për kryerjen e sulmeve kanë pasur një ndihmë të brendshme padiskutim.

Bindjen e tij e ndau për studion e lajmeve të MCN TV, ku deklaroi se nuk mund të hysh në sistemet e sigurisë pa ndihmë.

Ndihma e brendshme mund të jetë dhënë nga një punonjës i brendshëm, me këtë duhet të merret prokuroria për të zbuluar gjurmët e lëna.

Ndër të tjera shprehu mosbesim që bashkëpunimi të ketë ardhur nga disa xhami në vend, duke nënvizuar se Komuniteti Mysliman Shqiptar dhe besimtarët mund të jenë punësuar në sistemin e qeverisë dhe AKSHI, por se kjo nuk ka asnjë indicie që të ketë ndonjë lidhje mes komunitetit dhe rastit në fjalë.

Vetë raporti i Microsoft, erdhi se dikush i infiltruar mund të ketë qenë i ambasadës, kjo është arsyeja pse u dëbua ambasada e Iranit. Ne jemi në pjesën e agresionit tashmë. Duhet t’ia lëmë në dorë ekspertëve dhe prokurorisë për hetimet.

Sa i takon sigurisë në banka, deklaroi se të gjitha sistemet e bankave, kanë një lloj sigurie shumë herë më të lartë, pavarësisht se janë private, por se kanë investuar më shumë për të pasur siguri të lartë.

Gjithë sistemi bankar varet te siguria. Frika që ndodhi me eAlbania, ishte se pak para se të sulmohej u fut pagesa me kartë.

Ndërlidhja që ndodh mes dy institucioneve bëhet me njëlloj ndërfaqe që ka shumë siguri dhe nuk mund të ketë probleme.

Qytetarët nuk janë të sigurtë, pasi fillojnë dyshimet se mund të sulmohen bankat dhe për këtë arsye duhet raport konkret nga institucionet përgjegjëse, se deri ku ka shkuar sulmi.

Siguria në bankë është shumë e lartë, merren sisteme sigurie shumë më të larta.

Bankat janë private dhe mendoj se janë të sigurta deri në një farë pike. Sot nuk ka siguri absolute, se janë sulmuar edhe institucionet më të mëdha si NASA.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy