Janari 2025 më i ngrohti në histori

Janari 2025 më i ngrohti në histori

Janari i vitit 2025 ishte më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë, me një temperaturë mesatare të sipërfaqes prej 13.23 gradë, 0.79 gradë mbi mesataren e janarit për periudhën referuese 1991-2020.

Këtë e ka bërë të ditur shërbimi i motit i Bashkimit Europian, Copernicus.

Janari 2025 ishte 1.75 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale dhe ishte muaji i 18-të në 19 muajt e fundit në të cilin temperatura mesatare globale e sipërfaqes ishte 1.5 gradë mbi nivelet para-industriale.

12 muajt e fundit, nga shkurti 2024 deri në janar 2025, ishin 0.73 gradë mbi mesataren 1991-2020 dhe 1.61 gradë mbi mesataren para-industriale 1850-1900.

Në fillim të vitit të kaluar, temperaturat globale u rritën nga fenomeni natyror i motit El Nino, ku ujërat sipërfaqësore jashtëzakonisht të ngrohta u përhapën në të gjithë Paqësorin tropikal lindor. Kjo lëshon nxehtësi shtesë në atmosferë, duke rritur temperaturat globale.

Këtë vit, kushtet e La Niaa-s po zhvillohen sipas grupit shkencor amerikan Noaa, i cili duhet të ketë efektin e kundërt.

Ndërsa La Niaa aktualisht është e dobët dhe ndonjëherë duhen disa muaj për të pasur efektin e saj të plotë në temperatura pritej të çonte në një janar më të freskët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy