Covid-19 pëson mutacion 100 herë më pak se HIV, më e lehtë vaksina

Covid-19 pëson mutacion 100 herë më pak se HIV, më e lehtë vaksina

Ata ishin të parët që izoluan virusin Sars-CoV2 në Itali. Sot, i njëjti ekip jep lajmin e mirë. "Virusi ndryshon deri në 100 herë më pak se HIV. Kjo rrit shpresën për zhvillimin e vaksinave efektive".

Lajmi u dha gjatë inaugurimit virtual të vitit akademik të Universitetit UniCamillus nga Maria Rosaria Capobianchi, profesoreshë e Biologjisë Molekulare dhe përgjegjëse e Laboratorit të Virologjisë në Institutin Spallanzani.

Rezultati del nga një analizë e kryer pas botimit të fundit në revistën “Microrganism”, i cili kishte theksuar një ndryshim të virusit midis traktit të sipërm dhe atij të poshtëm të frymëmarrjes.

"Lajmi i mirë është se Sars-CoV2 ka një gjenom më të qëndrueshëm se ai që shkakton AIDS" dhe më pak të pakapshëm. Dhe për këtë "është më e lehtë të zhvillohen vaksina që funksionojnë".

"Sars-Cov-2 ka një enzimë replikuese të gabuar dhe të pasaktë - shpjegoi Capobianchi - prandaj ka një ndryshueshmëri që gjeneron një 'kuazi-specie' në organizëm, një tufë virusesh pothuajse identike por që tregojnë variacione të vogla midis tyre. Mund të jetë një mekanizëm i evolucionit dhe përshtatjes në vendet e ndryshme anatomike ku replikohet virusi. Ne e kemi parë atë në mushkëri dhe në traktin e sipërm respirator".

Laboratori “Spallanzani” ishte ndër të parët në botë që ndoqi këtë qasje kërkimore, duke demonstruar 'kuazi-speciet' edhe në viruset HIV, hepatitit dhe gripit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy