Meta: Patronazhistët po përndjekin sipërmarrësit në rrjete sociale

Meta: Patronazhistët po përndjekin sipërmarrësit në rrjete sociale

Presidenti Meta doli sot pasdite para mediave për të denoncuar atë që e quajti përndjekje e sipërmarrësve nga shteti. Meta iu referua rastit të një sipërmarrësi, i cili i pranishëm në konferencë. Meta tha se ai ishte kontrolluar nga patronazhistët në rrjetet sociale ku kishte publikuar një foto me drejtuesen e LSI-së dhe se kjo sipas Presidentit kishte shërbyer si motiv për t’i vënë gjoba të shumta.

“Ditën e shtunë, këtë të shtunë marr një sms nga një qytet emrin e të cili se kisha në celularin tim. Ai më thotë; Përsh. Erjon Mane, nga Matia Trevel ju shqetëson, kam diçka shumë serioze për çështjen e patronazhistëve. Kam kaq kohë që biznesi im kërcënohet dhe gjobitet. Sot e zbulova patronazhistëve. A i më thotë; a ta publikoj me lejen tuaj? Dua të përballem në emision me ndihëm tuaj thotë ai. S’më tremb asgjë nga gjobat e këtyre horrave. Të gjobitesh në 21-shin se ke nxjerr fotot të një politikaneje është të ikësh nga vendi të kërkosh azil. Nxjerr dhe numrin e Gonxhes. Vazhdon komunikimi që mund të jetë në dispozicion të SPAK. Ky numër s’ka qenë në telefonin tim. Që nga ky moment të kam në besën time. Çdo gjë që të ndodhë ty e kam personale me bablokun e Rilindjes. Një situatë skandaloze që tregon se si patronazhistët ndjekin dhe survejojnë gjithë qyt e tek që bëjnë postime kundër qeverisë ose pro opozitës dhe më pas ua shpërndajnë drejtorive të partive shtet dhe përmes tyre iu krijohen pengesa të paligjshme që tua bëjnë jetën të pamundur”, tha Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy