Në Maqedoninë e Veriut shifrat e koronavirusit vijojnë të qëndrojnë mjaft shqetësuese.
Sipas autoriteteve shëndetësore atje në 24 orët e fundit janë kryer 3127 teste nga të cilat 1022 kanë rezultuar pozitivë. Kjo do të thotë se 33% e testeve të kryera kanë rezultuar pozitiv.
Sakaq edhe shifra e atyre që ka humbur jetën ka shkuar në 41 këtë të shtunë.



