Forcat bërthamore ruse po kryejnë stërvitje në provincën e Ivanovo, në verilindje të Moskës.
Lajmi raportohet nga agjencia Interfax, duke cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes.
Rreth 1,000 personel ushtarak po praktikojnë manovra intensive duke përdorur më shumë se 100 automjete, duke përfshirë lëshuesit e raketave balistike ndërkontinentale Yars, tha ministria.
Lëvizja vjen në një kohë kur Uashingtoni pritet t’i dërgojë Ukrainës raketa me rreze të gjatë veprimi, për t’u mbrojtur ndaj Moskës.



