Aksion antidroge, Softa: Pa goditur kokat e grupit, ky treg do lulëzojë. Shqetësim përfshirja e vajzave dhe minorenëve (VIDEO)

Aksion antidroge, Softa: Pa goditur kokat e grupit, ky treg do lulëzojë. Shqetësim përfshirja e vajzave dhe minorenëve (VIDEO)

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar operacionin “Blic 34” ku u ekzekutuan 27 masa “arrest me burg” për veprat “prodhim shitje narkotikësh”, si dhe u sekuestruan 3.4 kg kokainë, 150 doza heroinë, 500 ekstazi, 12 kg kanabis dhe 10 automjete.

Ai tha se shqetësim mbetet që numri më i lartë i personave në burgje janë ata persona që merren me trafikim dhe lëndë narkotike, teksa theksoi se goditja vijon të jetë në periferi te grupet e vogla.

Sipas tij kemi përfshirje dhe të vajzave dhe minorenëve  në këto grupe të cilat finalizohen me pastrimin e parave.

Operacioni i finalizuar nga policia Tiranë “Blic 34”, përbën këtë formë që ata e kanë titulluar por pavarësisht kësaj ato vazhdojnë në vazhdën e operacioneve ‘Tempulli’. Shqetësim mbetet që numri më i madh i arrestimeve në burgje e kanë ata pasona që merren me trafikim dhe shitje e lëndëve narkotike.

Terreni në Tiranë vijon të mbetet problematikë dhe vijon po ato aksione për kapjen dhe goditjen e këtyre grupeve kriminale. Vazhdojmë të kemi dhe bëjmë statistika, por pa goditur fenomenin, sepse jemi duke goditur ato grupet e vogla fundore, në periferi zona në të cilat janë grupe që lëvizin, përdorin më shumë vendet afër shkollave dhe më shqetësuese e bënë  problemin përfshirja e vajzave dhe minorenëve.

Sasia që sot qarkullon në Tiranë është shumë  më e madhe se ajo e kapura. Shqiptarët duan të dëgjojnë kush janë tregtarët, grosistët sepse tregtarë të vegjël do të ketë pafundësisht, për aq kohë sa ne nuk godasim grosistët.

Nëse themi se janë kapur 10 celularë duhet të zbërthehen ata që të shkojmë më pas te arrestimet e bujshme se vetëm kështu mund të godasim. Për aq kohë sa nuk shkojmë te kokat e grupit ky treg do vijojë të lulëzojë, i cili finalizohet me pastrimin e parave.

Duhet të kishim një hetim më të thelluar, profesional dhe të shkonim tek ata persona që e drejtojnë këtë ekonomi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy