Kalonte rrugën për në shkollë, makina përplas për vdekje një fëmijë në Elbasan

Kalonte rrugën për në shkollë, makina përplas për vdekje një fëmijë në Elbasan

Një fëmijë në Elbasan është aksidentuar për vdekje gjatë kohës që po kalonte rrugën për në shkollë, i përplasur me makinë nga regjisori Petri Bozo.

 

Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Mengel, ku si pasojë e aksidentit, humbi jetën një fëmijë i moshës 7-vjeçare.

 

Mësohet se fëmija ishte duke kaluar rrugën për në shkollë, e cila është ngjitur me aksin nacional, kur i shpëtoi nga dora të ëmës dhe u përplas nga makina.

 

Policia njoftoi se rreth orës 08:00, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, automjeti me drejtues shtetasin Petri Bozo, 61 vjeç, ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

 

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy