
Në tre muajt gjatë të cilëve Melania Trump jetoi Nju Jork me të birin, Barron, para se të vendosej në Shtëpinë e Bardhë me të shoqin, ajo ka fluturuar 21 herë me avionët presidencialë Air Force, udhëtime që kanë pasur një kosto prej 676 635 dollarë. Vlera e shpenzimeve të udhëtimit është bërë e ditur në një shkrim të Washington Post.
Por ndërsa ajo ka fluturuar 21 herë drejt destinacioneve si Nju-Jork, Uashington DC dhe Palm Beach, Florida në periudhën janar-prill, 27 fluturime të tjera janë bërë nga avionët Air Force për të transportuar ekuipazhin nga dhe drejt vendit nga ku ajo nisej. Fluturimet e saj janë kryer nga baza Joint Base Andrews, pranë Uashingonit, dhe ekuipazhi duhej të kthehej mbrapsht sa herë që e dërgonte Zonjën e Parë në destinacion.
Wall Street Journal përllogarit se paraardhësja e saj, Michelle Obama, shpenzonte mesatarisht 350 mijë dollarë në vit, ose ndryshe gjysmën e shumës së shpenzuar nga Melania Trump në 3 muaj.
Përveç fluturimeve, siguria në kullën Trump i kushtoi Policisë së Nju-Jorkut 127 000 – 146 000 dollarë gjatë kohës që Melania dhe Barron jetuan aty. Ndërsa Shërbimi Sekret kërkoi një shtesë prej 60 milionë dollarë për të mbrojtur familjen presidenciale. Në total, kostoja e këtyre shërbimeve përllogaritet rreth 100 mijë dollarë në ditë. / Bussines Insider /



