
Më shumë se 4.7 milionë ukrainas janë larguar që nga pushtimi i vendit 50 ditë më parë.
Këtë shifër e bënë me dije Kombet e Bashkuara, duke thënë se saktësisht 4,736,471 janë larguar nga Ukriana që nga data 24 shkurt.
Gratë dhe fëmijët përbëjnë 90 për qind të atyre që ikën. Gati dy të tretat e të gjithë fëmijëve ukrainas janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, përfshirë ata që janë ende brenda vendit.
Përveç refugjatëve, Organizata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Migracionin (IOM) vlerëson se 7.1 milionë njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre, por janë ende në Ukrainë.
Sipas Kombeve të Bashkuara, gati gjashtë nga 10 refugjatë ukrainas 2,694,090 deri më tani kanë hyrë në Poloni.



