"Squid Game" do të ketë një sezon të dytë. Lajmi u konfirmua nga shkrimtari dhe regjisori Hëang Dong-hyuk në një intervistë me Associated Press .
Hwang tha, “Ka pasur kaq shumë presion, kaq shumë kërkesa dhe kaq shumë dashuri për një sezon të dytë. Kështu që ndihem sikur nuk kam një zgjidhje tjetër!"

Ai aludoi për idetë për të cilat po punon për sezonin e ri dhe premtoi se personazhi kryesor Gi-hun do të kthehet në ekran për të "bërë diçka për botën".
Kjo nuk është hera e parë që Hëang flet për një sezon të dytë për serialin e tij hit, por ishte hera e parë që spekulimet u konfirmuan.

Më parë, ai la të kuptohet për një sezon të dytë të mundshëm duke thënë se nuk ka “plane konkrete për sezonin 2”, por nëse do të ndodhte, ai “nuk do ta bënte i vetëm”.
Ndërsa seriali ka qenë nën kritika për promovimin e dhunës, ai nuk e ka ndalur shikueshmërinë.

Dhe pavarësisht nga popullariteti i tij i pamohueshëm, "Squid Game" nuk e bëri krijuesin Hëang aq të pasur sa njerëzit mund të mendojnë.
"Nuk është se Netflix po më paguan me bonus," i tha Guardian 50-vjeçari nga Seuli .




