
Pas tubimeve në Maqedoninë e Veriut, Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë i dërgoi një notë proteste Shkupit.
Nota e protestës vjen si reagim ndaj manifestimeve dhe parrullave të shumta anti-bullgare në hapësira publike.
"AlsatM" raporton se në notën e protestës thuhet:
Është veçanërisht shqetësuese që aktet dashakeqe në hapësirat publike po përshkallëzohen në një kohë kur Sofja dhe Shkupi po kërkojnë në mënyrë aktive një mënyrë për dialog konstruktiv dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme reciprokisht të pranueshme në interes të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe rajonit. Besojmë se akte të tilla do të bëhen pjesë e së kaluarës dhe dy vendet tona do të arrijnë të hapin një faqe të re në marrëdhënie, të bazuar në respektin e ndërsjellë dhe miqësinë e sinqertë”.



