Projektrezoluta e PS-së kundër korrupsionit pritet të votohet të hënën në Kuvend pa votat e Partisë Demokratike. Deputeti i PS Baftjar Zeqo duke folur në MCN Live për rezolutën tha se ajo është një platformë e rëndësishme, që lidhet edhe me integrimin e vendit në BE.
"Në fakt ajo përmban edhe kapituj të tjerë të rëndësishëm për thellimin e reformave, integrimin në BE, detyrimet që do kemi këtej e tutje. S’e shoh si ngutje, e shoh si një platformë që në një moment të caktuar të gjitha palët duhet të bien dakord për shumë çështje të rëndësishme shqiptare. Rezoluta ka tre kapituj të rëndësishëm, ka tri shtylla kryesore. Domosdoshmëria e rezolutës, është Kushtetuta që e detyron qeverinë për të ecur drejt integrimit, sugjerimet e BE përmes raportit të 2023, dhe raportet e SHBA që bëjnë sugjerime, rezoluta analizon situatën në vend dhe më tej rezoluta kërkon që Parlamenti të marrë angazhime të reja, nga ky moment deri në integrimin në BE. Nuk dimë në detaje mohimin që opozita i ka bërë rezolutës. Të shohim të hënën e tutje kush do jetë qëndrimi real i opozitës për këtë çështje”.
Ndërkombëtarët e përshëndetën rezolutën. Nuk është një rezolutë e diskutueshme tashmë. Është më e rëndësishme rezoluta për opozitën se sa për me. Si çështje të parë ka rritjen e frymës së dialogut, si çështje të dytë të rrisë rolin e Kuvendit, të ushtrojë rolin mbikëqyrës të Parlamentit ndaj qeverisjes. Edhe në qoftë se opozita ka këtë perceptim për qeverisjen, duhet ta kishte hartuar ajo këtë rezolutë. Thellimi i luftës kundër korrupsionit është çështja e pestë. Thellimi dhe zbatimi i ligjit. Të mos kthehet mbrapsht reforma në drejtësi. Rezoluta është edhe një thirrje t’i bëjmë zero mëritë dhe të nënshkruajmë një dokument, që do jetë edhe në sirtarët e BE-së dhe SHBA-së. U çudita që nuk firmoset rezoluta për një apo dy arsye”.

Zeqo tha që mazhoranca është “e shqetësuar” mbi skemat mashtruese me mikrokreditë, dhe po ndihmon SPAK-un në hetime.
"Ka qenë shqetësim për opinionin publik. Këtë shqetësim e ka guvernatori që u shpjegua në komision. Edhe pozita e ka shqetësim. Ministri Manja në mbledhjet e grupit e ka trajtuar disa herë, që marrëdhëniet e këtyre organizatave me përmbarimin janë korruptive, që në fund bien në kurrizin e shqiptarëve. Të jemi të qetë sepse këtë çështje do a vendosë SPAK-u që po heton edhe me ndihmën e Ministrisë së Drejtësisë. Duke filluar nga viti 2015 kanë dalë akte të tjera ligjore, dhe nënligjore, lidhur me këtë strukturë dhe kreditë. Në këtë çështje jemi ne që jemi më shumë të shqetësuar. Unë e mendoj si një boshllëk ligjor. Besoj do t’u rikthehen ato para shqiptarëve, besoj se do t’u kthehet e drejta në vend. Pas kësaj është i rëndësishëm që do ketë mazhoranca që mos përsëritet ky fenomen, me akte ligjore dhe përmirësim të strukturës”.
I pyetur nëse do ketë lëvizje brenda PS-së, ku përflitet se Veliaj do zëvendësohet me ministrin e Jashtëm, Zeqaj tha:
"Nuk besoj se janë lëvizje të tilla që do ta sigurojnë PS-në për një fitore të ardhshme. S’i besoj këto fjalë, dhe s’janë të vërteta. Qëndrimi i fundit i Ramës tha që secili do mbajë përgjegjësitë e veta përpara drejtësisë dhe SPAK-ut. Por PS është e struktura tashmë. Në bazë të programit që po mbyllim do avancojmë për projekte të reja, apo për ato të lëna për gjysmë.
I pyetur në se do ndikojnë hetimet e SPAK në kandidaturat e zgjedhjeve të ardhshme, ish-kryebashkiaku shtoi:
"Klima është përmirësuar shumë herë më shumë kur SPAK-u ka zbuluar lidhjet e krimit me politikën. Sa më shumë politikanë të korruptuar të vendosen para drejtësisë, aq më mirë është për vendin”.



