Në prag të ndërrimit të viteve,atëherë kur më shumë se kurrë në traditën shqiptare të kësaj feste, tryezat mbushen plot, tregtarët e ushqimeve te shportës thonë se blerësit mungojnë dhe se këtë fundvit fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm.
Për mikrofonin e Tema Tv ata thone se çmimet e produkteve që ofrojnë nuk kanë ndryshuar në krahasim me nje vit më pare por ne konstatojmë se realiteti është ndryshe. Si për shembull Gjeli i Detit, simboli tradicional i festës së Vitit të Ri, këtë vit do t’u kushtojë më shumë shqiptarëve.
Në studion e Mikroskop, pikërisht pë të folur mbi këtë shqetësim ekonomik që prek shqiptarët çdo fundviti, gazetarja Irida Feshti ftoi dhe Artan Kokën, Menaxher i Përgjithshëm i Eco Market.



