Gjykata Supreme i lejon Trumpit të revokojë statusin ligjor për 500,000 emigrantë

Gjykata Supreme i lejon Trumpit të revokojë statusin ligjor për 500,000 emigrantë

Administrata e Presidentit Donald Trump mund të revokojë përkohësisht statusin ligjor të mbi 500,000 emigrantëve që jetojnë në SHBA, vendosi të premten Gjykata Supreme e SHBA-së.

Shtëpia e Bardhë "festoi" mundësinë për të deportuar 500,000 "pushtues", tha për CNN zëvendësshefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller. "Gjykata Supreme ndërhyri me të drejtë".

Vendimi pezulloi një urdhër të mëparshëm të gjyqtarit federal që e ndalonte administratën t'i jepte fund programit të emigracionit "Parole", të themeluar nga ish-Presidenti Biden. 

Programi mbronte emigrantët që iknin nga vendet me trazira ekonomike dhe politike.

Urdhri i ri vë në rrezik deportimi afërsisht 530,000 emigrantë nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela.

Programi i lirimit me kusht i lejon emigrantëve me status të përkohshëm të punojnë dhe jetojnë në SHBA për dy vjet për shkak të "arsyeve urgjente humanitare ose përfitimit të rëndësishëm publik".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy