Një person është gjetur i pajetë në banesë pasditen e sotme në Tiranë, nga të afërmit.
Në rrugën “Sali Nivica”, në banesë, është gjetur nga të afërmit, pa shenja jete, shtetasi A. S., 43 vjeç, i cili jetonte i vetëm.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



