Beleri: Shqipëria nuk është gati për në BE, drejtësia e komanduar (VIDEO)

Beleri: Shqipëria nuk është gati për në BE, drejtësia e komanduar (VIDEO)

Rezoluta Shqipëri-Bashkimi Europian nuk u miratua me konsensus në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, pasi 7 deputetët e Partisë Demokratike votuan kundër. 

 

Eurodeputeti Fredi Beleri tha për “MCN Live”, se Shqipëria nuk është gati për integrimin në Bashkimin Europian.

 

Ai deklaroi se nëpërmjet vetingut qeveria komandon gjyqësorin dhe se ndarja e pushteteve nuk funksionon.

 

Asnjë njeri nuk është i kënaqur dhe deputetët shqiptarë që nuk votuan rezolutën nuk janë të kënaqur për këtë zhvillim, por nuk kishin si të votonin një rezolutë që nuk merr parasysh asnjë nga kërkesat e opozitës. Integrimi nuk është sfidë e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.

 Parlamenti Europian ishte pro rezolutës se ishin bërë diskutime dhe kishin vendosur ta pranonin rezolutën me amendamentet e përbashkëta. Të gjithë eurodeputetët që morën fjalën, ishin pro anëtarësimit, por kundër mënyrës së qeverisjes së zotit Rama. 

 

Kam folur dy ditë, në fillim për shtetin e së drejtës në Shqipëri, që një qytetar po të shkojë te Gjykata Administrative do 16 vjet të gjejë të drejtën, drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Qeveria ka lënë në sistem gjykatës që i ka dënuar gjykatat europiane. 

 

Nëpërmjet vetingut qeveria komandon gjyqësorin. Zonja Irena Gjoka e cila është dënuar në shtetet e BE-së për falsifikim, rri në sistem për të dënuar opozitën. Mazhoranca shumë herë është bërë barrierë për drejtësinë. Ndarja e pushteteve nuk funksionon. 

 

Të rregullohen problematikat e sistemit të drejtësisë nëse duam të futemi në Bashkimin Europian. Nuk mund të jesh pjesë e BE, duke dhënë leje për kulla për njerëz që akuzohen në Europë për trafikim droge. 

 

Rama dhe Balla thotë se protestat nuk janë të nxitura nga qytetarët, por nga fqinjët, nga Fredi Beleri. 

 

Shqipëria nuk është gati për në BE, nëse është gati, atëherë pse nuk futet? Vendi nuk është gati për në BE, nëse nuk rregullon drejtësinë. Këtë e kanë thënë dhe pesë eurodeputetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy