Dyrnjaja: Veliaj të thotë nëse është “dëshmori i inceneratorëve” dhe të bëhet i penduar, ose ta qepë gojën! (VIDEO)

Dyrnjaja: Veliaj të thotë nëse është “dëshmori i inceneratorëve” dhe të bëhet i penduar, ose ta qepë gojën! (VIDEO)

Analisti Denis Dyrnjaja tha në MCN Live se kryebashkiaku Erion Veliaj duhet të flasë dhe të thotë nëse është “dëshmori i inceneratorëve”, duke u bërë i penduar, ose “duhet ta qepë gojën”, duke mos përmendur Nesti Angonin, e personazhe të tjerë. 

Dyrnjaja ngre pyetjen nëse SPAK mund ta çajë malin politiko-mediatik në rastin e inceneratorëve, ku paratë janë shpërndarë në shumë duar dhe interesa.

Analisti e konsideron dosjen “Veliaj” si një nga më intrigueset, pasi në të ka personazhe të cilët nuk njihen. 

"Dosja e z.Veliaj është një nga dosjet më intriguese nga pikëpamja e personazheve të kriptuar, që janë redaktori, Nesti Angoni. Ka  shumë personazhe të cilët janë në hije, s’i njohim, janë misteriozë. Mendoj që masa e sigurisë te rasti Veliaj është marrë për prishjen e provave, jo për ndonjë cenim tjetër, që lidhet me rrezikshmërinë shoqërore, etj. Tentativa për të bërë zbulimin, ndoshta intimidimin e dëshmitarve, besoj që krijon te Prokuroria bindjen që duhet marrë një masë izoluese, sepse mund të intimidojë dëshmitarët, të prishë provat. 

Sa i përket personazhit, si koncept politik, që i prishi karrierën siç thotë Karanxha, jo. Nëse ai është i pafajshëm mund të dalë me bonuese politike, siç doli Nano fjala vjen, që u rikthye kryeministër. Veliaj mund të dalë më i fortë politikisht, mund të rrëzojë edhe Ramën, siç presupozohet se është njeriu që qëndron pas skenarit që e çoi Veliajn në burg. Një hipotezë është edhe kjo, në kontekstin e varianteve dhe cikleve politike. 

Rekursi në Gjykatën e Lartë mendoj që e vë në një sprovë trupën e Gjykatës së Lartë, pasi vërtet arsyet që thotë z.Karanxha janë ashtu në doktrinë, në sensin e përgjithshëm qëndrojnë të gjitha argumentet, që s’mund të çojmë me represion të gjithë njerëzit në burg. Varet rast pas rasti si personi reagon dhe çfarë reaksioni krijon”.

I pyetur në lidhje me reagimet e kryebashkiakut në “Tik Tok”, Dyrnjaja tha: 

Këto lidhjet e politikës, deduksionet, nënkuptimet, gjuha e shantazhit, paralajmërimet, janë të dukshme, të njohura dhe të justifikuara për sa kohë grupazhi i mazhorancës, duke filluar nga Rama dhe deri te më i fundit politikan që ka patur kontakte direkte dhe indirekte me Veliajn, mund të jetë brenda kontekstit që Veliaj nënkupton, që thotë 's’jam unë më mëkatari brenda jush'. Pak a shumë ne e kemi parë këtë skenar edhe me Saimir Tahirin. Këta kur bien brenda lëshojnë sinjale, ‘ore më shpëtoni se do flas’, nëse është gjithmonë personi në rrjete sociale Veliaj. Sipas informacioneve, unë sot lexova që mund të ketë një shtesë akuzash. Ka akuza të reja për fshehje pasurie, etj. etj. Ai është në një proces kompleks hetimi

Duke folur mbi rastin e inceneratorit të Tiranës, Dyrnjaja tha se kjo çështje është një provë shumë faktike dhe e dukshme. Ai ngre pyetjen, ose Veliaj po bën burg për llogari të Ramës, ose ky është i implikuar dhe s’po hetohet për këtë gjë.

Debati më i madh mediatik ka qenë çështja e implikimit të tij në inceneratorin e Tiranës. Të lë pak bosh kjo përballja e drejtësisë, që hetohet për pasurinë dhe shpenzimet e gruas. Inceneratori është një provë shumë faktike, shumë e madhe, e dukshme, sepse s’është. Ose Veliaj po bën burg për llogari të Ramës, ose ky është i implikuar dhe s’po hetohet për këtë gjë. Pse s’po hetohet?! Sepse po paguhen para për inceneratorin përditë. Ose Veliaj ka përgjegjësi, ose s’ka. Nëse s’ka Veliaj, a ka Rama, qeveria, kush nga ministrat. Pse u nda çështja?! 

Te inceneratorët angazhohen shumë struktura, media, faktorë të tjerë administrativë, lokalë dhe jo lokalë. Është një spektër shumë i gjerë për të cikin Prokuroria kam përshtypjen që s’është e gatshme të përballet, sepse ka përballë një mal ku sheh fytyrën e qeverisë, pushtetit lokal dhe mediat. A e çan dot qoftë ky edhe Dumani këtë strukturë që quhet mali politiko-mediatik?!  Kjo është pikëpyetja që duhet t'i japim përgjigje. Këto para s’i mori një dorë, por i morën shumë duar dhe shumë interesa, prandaj Prokuroria bëri copëzimin e ngjarjeve, për të bërë disa goditje selektive. Veliaj le të flasë. Ose të thotë unë jam dëshmori i inceneratorëve dhe po bëj burg për 1, 2.... Ose të bëhet i penduar, ose ta qepë gojën dhe të thotë jo rosaku, jo Nesti Angoni, pra me pseudonime". 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy