
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fjoralba Dizdari, tregon se është te PD-ja ku është shumica, ku janë njerëzit, te pjesa e Sali Berishës.
Me origjinë nga Tropoja, Dizdari tha në MCN Tv, arsyen që sipas saj Partia Demokratike humbi në vendin e saj të origjinës.
Përballë e fitoi një demokrat, ishte një demokrat dhe një demokrat përballë njeri tjetrin. Demokratin e mori PS.
Shkaku është shumë më përpara përfundimit që arritëm, ishte e paracaktuar, që në momentin që u bë problematike që në gjykatë me punën e vulës, ishte një kronikë e paralajmëruar.
Problemi është se duhet të rregullojmë punën e vulës, por në fund 38% nuk janë pak, kanë votuar PD-në me logon tjetër dhe njerëzit votuan doktorin. Doktori mori 38%.
PD duhet të bëjë një mea culpa të madhe për çfarë ka kaluar, duhet bërë një analizë e gjerë për çdo njësi dhe qytet se çfarë ka kaluar. është bërë klishe, por ka shumë probleme të padokumentuara.
Presionet e jashtëzakonshme, blerje votash. Se i ka thënë Berisha këto, nuk duhet ta zhvlerësojmë këtë gjë. Ne i humbëm zgjedhjet, por ishte çdo gjë e paralajmëruar, skenar i paralajmëruar.
U punua për muaj për këtë gjë. Kanë çaluar dhe strukturat tona.
Dizdari thotë se shqiptarët janë në kufijtë e mbijetesës dhe se kjo është Shqipëria sot.
Sipas saj, jemi mësuar me vuajtjen dhe një vuajtje pak më shumë apo pak më pak, nuk na bën përshtypje.
Politika në 33 vjet pluralizëm ka bërë faje, nuk ka bërë gabime. Nëse vjen PD dhe nuk i bën gjërat siç duhet të jenë të iki, kështu duhet të bëjë dhe PS.
Ilir Meta ka qenë ndryshe nga Presidentët më përpara, kur u nervozua vendosi të flasë, për mirë ose për keq.



