
Një numri të madh të profesionistëve të lirë u ka mbërritur nga Administrata Tatimore, fatura mjaft të kripura për t’u paguar, të shoqëruara me shumë konfuzion nga ana e vetë kësaj administrate.
Altin Sulejmani, ekspert kontabël, i ftuar në ‘MCN economy’, ligjin mbi tatimfitimit e profesioneve të lira, e sheh të shoqëruar me gabime ligjore, duke bërë që këstet të jenë të larta.
Sipas tij edhe kur u tentua të ndryshohet, në njoftim vlerësimin e dytë u dha karakteristika e pjesëtimit me 9, e jo me 12, siç e parashikon ligji për parapagimet.
Ka pakënaqësi se paqartësi nuk ka, janë të qarta.
Ka filluar e gjitha nga një është ligjorë, duhet të vinte, pra koha është ligjore, vetëm se kësaj rahde ka ndodhur i ashtuquajtur, gabim’, sipas përllogaritjeve, sipas zbatimit të ligjit por jo sipas Administratës Tatimore. Kjo ka bërë që këstet të jenë të larta dhe të filloj një efekt domino. Së fundmi duhet të vinte një faturë e kripur që njerëzit në këtë vend të merrnin koshiencë.
Ajo që ka ndodhur teknikisht, është që kësti aktual i tatimit mbi fitimin ka ardhur fillimisht filloi me një procedurë banale, pra erdhën ca njoftime vlerësimi të cilat përmendin disa referenca të gabuara. Referencat ishin të ligjit të vjetër. Mënyrat se si e rregulluan këtë ligj që në dukje është banal ishte akoma më problematike, dmth, nuk është se nxorën një njoftim të dytë, nuk është se kërkuan ndjesë, nuk është se modifikuan akte tjera, por thjesht fshin aktin e parë koha e fshirje sa zgjati një javë dhe nxorën një akt vlerësimi të dytë. Njoftim vlerësim i dytë kishte këtë karakteristikën e pjesëtimit me 9 , në vendëse ta ketë me 12, ashtu siç parashikon ligji për parapagimet. Duket sikur e kanë marrë përsipër zyrtarisht por nuk ka justifikime.
Sipas Sulejmanit, me këtë, shpenzimet tatimore janë peshë më e madhe e shpenzimeve për bizneset.
Në këtë rast ligji i ri parashikon atë që nuk kam qenë asnjëherë dakord, që bën instituti i ri që e ka futur ky ligj, që i referohet shpenzimeve të supozuara për profesionet e lira, shpenzimet e supozuara janë 30%. Më e pakta duke qene në rregull që është një opsion, e drejtë zgjedhje, por ne këtë rast, duhet ta merrnin parasysh.
Por po flasim për një këst të shpenzimeve të profesioneve të lira që në 80% kalojnë ose për shpenzime për qira, ose shpenzime më se paku një punonjësi. Pra, shpenzimet tatimore ose barra fiskale tek Pasuria e të Ardhurave të Shpenzimeve, tani na hipën ën vend të parë, do jetë PASH i parë që nëse i jep një renditje, do më dilte ajo
Është absurde që ky zë të zinte peshën më të madhe të shpenzimeve.



