Prokuroria e Kukësit ka konfiskuar pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt, i arrestuar në Londër për ‘Trafik droge’ e ‘Pastrim parash’
Dautaj është nën akuzë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Ky shtetas, i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”, ka qenë në hetim edhe nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”.
Bëhet me dije se është konfiskuar:
- Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2;
- Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2; si dhe
- Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2.



