
Kreu i grupit Parlamentar Taulant Balla tha ditën e sotme në Kuvend se Berisha është bashkëpunëtor i Millosheviçit dhe përdor çështjet kombëtare për interesat personale.
Balla tha se më datë 7 korrik, kur Kuvendi do të mblidhet për të kujtuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, ish-kryeministri ka thirrur protestë.
Zotëria që zgjohet vonë dhe vjen këtu të rikujtojë bashkëpunimin e tij të vjetër me Millosheviçin dhe që kërkon që të përdorë çështje të rëndësisë kombëtare për arsye personale, natyrshëm që Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të bëhet pis.
Shqiptarët e kanë kuptuar që kur ne të mblidhemi këtu në 7 korrik për të kujtuar viktimat e masakrës në Srebrenicë, zotëria (Berisha) ka thirrur protestë. Besoj e kuptoni të gjithë sinqeritetin që ka bashkëpunëtori i Millosheviçit për çështje që lidhen me interesin kombëtar.



