
Gjykata e Tiranës vendosi sot masën e arrestit me burg për Ensi Mazen bashkëpunëtor në vrasjen e 20 vjeçarit në Tiranë, Stiven Toshkëzi, ndërsa një ditë më parë u arrestuar dhe ekzekutori Axel Hoxhaj. Në dëshminë e tij Maze ka thënë se nuk kishte dijeni për konfliktet mes shokut të tij dhe viktimës dhe se është gjendur rastësisht në vendngjarje.



