Avokati i Haradinajt ka një lajm të mirë

Avokati i Haradinajt ka një lajm të mirë

Arianit Koci, avokat i ish­-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se të enjten mund të lirohet me kusht lideri i AAK­-së, në ditën kur edhe është caktuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj tij

Sipas Kocit, lirimi me kusht i Haradinajt, nënkupton që ai të jetë i lirë në Francë, por jo edhe të kthehet në Kosovë, pa dhënë vendimin përfundimtar Gjykata e Apelit në Francë. “Haradinaj, pritet që të lirohet me kusht të enjtën e kësaj jave, në ditën kur do të mbahet seanca gjyqësore ndaj tij”, ka thënë Koci. Ashtu siç ka mësuar “Gazeta Blic” nga burime ndërkombëtare, lirimi me kusht i Haradinajt, mund të ndodhe per shkak te Serbisë, rreth kompletimit të dokumenteve për ekstradimin e tij, afati për të cilat është 18 deri në 40 ditë, kohë kjo që mund ta lerë në liri me kusht kreun e AAK­së, deri në dorëzimin e të gjitha dokumenteve nga ana e Serbisë.

“Serbia është duke përgatitur dokumentet e ekstradimit të tij dhe deri sa t’i përgatisq ato dokumente, ai do të jetë në liri. Pas dorëzimit të të gjitha dokumenteve nga ana e Serbisë Haradinaj do të dalë sërish para gjykatës, kur edhe pritet të vendoset përfundimisht për të”, thonë burime të gazetës. Ndryshe pala mbrojtëse e Haradinajt, javën që e lëm pas ka bërë kërkesë për lirimin e tij, kërkesë kjo e cila sipas Kocit pritet që të shqyrtohet në ditët në vijim nga Gjykata e Apelit në Francë.

“Kërkesa për lirimin është dorëzuar dhe pritet që në ditët në vijim, e njëjta të shqyrtohet nga Gjykata”, ka thënë Koci, përmes një njoftimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”. Ramush Haradinaj, është ndaluar të mërkurën më saktësisht më 4 janar në aeroportin e Bazelit, nga autoritetet francze, pas një fletë- arresti të lëshuar nga Serbia. /Gazeta Blic/

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy