Takimi i Presidentit të SHBA Trump me Zelensky krijoi debat në mbarë botën.
Ndërkaq dje liderët e Evropës u mblodhën në Londër mbi një plan armëpushimi të propozuar nga Franca dhe Britania.
Politologu Sadri Ramabaja, në një analizë për “MCN live”, thekson se, megjithë zhvillimet dhe aludimet se Ukraina mund të provokojë Luftën e Tretë Botërore, kjo nuk qëndron.
Sipas tij, është vetë Vladimir Putin që po provokon një zhvillim të tillë, dhe pikërisht afrimi i Presidentit amerikan Trump me Putinin ka tronditur Evropën dhe jo vetëm.
Do thoja bota është jo vetëm e trazuar, por edhe e trishtuar, dhe para një ankthi që mund ta ketë përjetuar vetëm në prag të Luftës së Dytë Botërore.
Tronditja bëri që komplet liderët evropian dhe jo vetëm ata, sepse në Londër ishte dhe kryeministri i Kanadasë, bëri që urgjentisht të dielën të mblidheshin në Londër dhe u shqyrtuan mundësitë për të dal nga ky ankth dhe për të përballuar këtë ankth..
Sipas analistit, ky zhvillim nuk ka të bëjë vetëm me sakrifikimin e personalitetit të Zelenskyt, i cili para disa vitesh u prit si hero, edhe në SHBA, por është një tronditje për raportet e ndërtuara gjatë 70 viteve, sidomos në rrafshin transatlantik.
Nuk është vetëm çështja te sakrifikimi i personalitetit të Zelenskyt, i cili para ter vitesh pritej gjithandej si hero, edhe në SHBA.
Por, bëhet fjalë për tronditje të raporteve të ndërtuara mbi 70 vjet, sidomos bë rrafshin transatlantik. Askush më nuk është i sigurt në Evropa se këto raporte mund të rikthehen aty ku ishin para dy vitesh, para ardhjes në Shtëpinë e Bardhë të Trump
Asnjëherë nuk është dëgjuar të përsëritet as nga më të urtët që rrethojnë Trump se neni 5 i Marrëveshjes transatlantike të NATO-s është ende në fuqi.
Dyshimi është bazik, ajo deklarata e famshme e mandatit të parë të Trump me raport me Malin e Zi kur thoshte se nuk mund te provokojmë Luftën e Tretë Botërore për Malin e Zi, u përsërit në një mënyrë tjetër, para opinionit ne një show të mirorganizuar me një regji dhe skenar, kur ju tha Zelenskyt se gjoja qenka ai që po rrezikona Luftën e Tretë Botërore. Të gjithë e kanë parasysh se as Mali i Zi , atëbotë dhe as sot Ukraina, nuk mund të provokojnë Luftën e Tretë Botërore. Ai që e provokon këtë luftë është vetë Putin, por për afrimi i skajshëm dhe i pallogaritshëm i Trump me Putinin është’ thembra e Akilit’, që ka tronditur dhe ka vënë në ankth Perëndimin tërësisht.
Analisti Ramabaja, shprehu shqetësimin se ky zhvillim mund të çojë në një përçarje të thellë të NATO-s.
Kam në konsideratë mundësinë e çarjes së thellë të NATO-s.
Poashtu edhe hapin tjetër që ka të bëj me jetësimin dhe realizmin konkret të strategjisë autonome të BE-së por edhe me një lëvizje të veçante specifike në rrafshit diplomatik dhe ekonomik të Evropës në raport me Kinën. Ky do të ishte hapi tjetër që do bëj të harrohet gjithçka nga ditët që kaluam.



