Komuniteti mysliman në SHBA kundër emërimeve të Trump/ Nazarko: Janë në kundërshtim me premtimet e bëra (VIDEO)

Komuniteti mysliman në SHBA kundër emërimeve të Trump/ Nazarko: Janë në kundërshtim me premtimet e bëra (VIDEO)

Myslimanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që votuan Trump janë të zhgënjyer nga emërimet e tij. Mediat kanë shkruar se drejtuesit e myslimanëve kryesisht në Micigan që i dhanë edhe fitoren Trump janë kundër emërimit të Marco Rubio si Sekretar Shteti.

Rexhinaldo Nazarko, drejtor ekzekutiv i Ameen tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se komuniteti mysliman, por jo vetëm kanë dalë kundër emërimeve të Trump duke parë situatën në Lindjen e Mesme dhe situatën që ka shkaktuar në SHBA.

Sipas Nazarkos, shumë aktorë ndihet të zhgënjyer pasi Trump ka thyer premtimet.

Komuniteti mysliman duke para situatën në Lindjen e Mesme dhe dëmin që kjo situatë ka shkaktuar dhe në krahun e brendshëm të SHBA-ve ka marrë qëndrimin  që këto përcaktime të kabinetit të ri të Trump dalin kundër premtimeve të tij të mëparshme për një kabinet pro paqe dhe antiluftë.

Këto premtime nuk i janë bërë vetëm komunitetit mysliman. Këto premtime i janë bërë komuniteti Maga  dhe komuniteti anti luftë që është krijuar në tetor të 2023. Të gjithë këta palë ndihen të zhgënjyer. Komuniteti mbështetës i Trump priste zgjidhje kabineti që do përqendroheshin në sigurinë e brendshme.

Rubio ka qenë një nga senatorët që ka mbajtur qëndrimin më pro-Izraelit në Senat. Një mbështetje që del drejtpërdrejt kundër interesit të sigurisë kombëtare të SHBA-së. Izraeli ka cenuar rangun e urdhrit botëror që Amerika ka krijuar pas Luftës së Dytë Botërore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy