
Gjykata e Dibrës ka nisur seancën paraprake të dosjes “184”, ndërsa do të vendosë nëse do të kalojë për shqyrtim apo do të kthehet për plotësim hetimesh. Të pandehur për këtë çështje janë marrë 4 persona, shtetasit: Robert Aga, Drini Gjeci, Nuri Meta dhe Hasan Hioti. Këta persona akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje e zgjedhësve”.
Ndërkohë, organi i akuzës ka kërkuar të pushohen hetimet për kryebashkiakun socialist të Dibrës Dionis Imeraj, biznesmenin Imer Lala (babai i deputetes Reme Lala), Arben Keshin, Bekim Krashin dhe Afrim Milkin.



