Është shumë normale që në të gjithë botën të ketë ligje të ndryshme, por ka dhe disa që mund të quhen disi absurde. Ja cilat janë 7 ligjet që nuk do të besoni, se janë të vërteta.
Shitja e çokollatave Kinder Sorpresa
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës çokollatat në formë veze Kinder Sorpresa konsiderohen si ilegale. Kjo vjen si pasojë e një ligji, i cili paracakton se ndalohet shitja e ëmbëlsirave, që kanë lojëra brenda. Ky ligj ka si qëllim mbrojtje e fëmijëve dhe shmangien e aksidenteve. Mund të gjobitesh në rast se këto lloj çokollatash gjenden në valixhe, kur je duke u futur në shtetin amerikan.
Nuk lejohet ngrënia çamçakëzit
Në Singapor, që prej vitit 1992 mund të konsumoni çamçakëz vetëm për qëllime mjekësore. Ky ligj parashikon, ndalimin total të prodhimit, shitjes, importimit dhe konsumit të çamçakëzëve. Ky ligj u miratua, pasi shumë persona ngjisnin çamçakëzët në dyert e trenave ose ashensorëve duke shkaktuar dëme në funksionimin e tyre.
Modelet evropiane të flokëve
Që prej vitit 2010, në Iran janë ndaluar modelet e flokëve të meshkujve, që konsiderohen si evropiane, pasi sipas qeverisë përcjellin mesazhe djallëzore. Për të zgjidhur këtë problem, qeveria miratoi një listë me modele për prerjen e flokëve, të cilat janë të lejueshme. Këto modele duhet të jenë të frymëzuara nga kultura e vendit, feja dhe ligjet e islamit.
Red Bulli
Pija energjike Red Bull është e ndaluar në Francë që prej vitit 2008, si pasojë e shqetësimeve që ekzistonin për shëndetin e konsumatorëve, që vinin si pasojë e kimikateve përbërëse të pijes. Gjatë periudhës, që ishte e ndaluar, kompania e pijes energjike u përpoq të shiste një variant me më pak kimikate për Francën.
Këndimi ose rënia e instrumenteve në ambiente publike
Në Singapor është e nevojshme të zotërohet një licencë e miratuar nga Këshilli Kombëtar i Arteve, nëse dëshiron të shfaqësh talentin muzikor në rrugë. Gjithashtu lejohet të këndohet vetëm në disa vende specifike të qytetit, përndryshe artisti mund të gjobitet.
Shfaqja e afeksionit në publik
Në shtetet si Emiratet e Bashkuara Arabe, Maroku, Arabi Saudite dhe Omani është tërësisht e ndaluar të shfaqen shenja afeksioni në publik, përveç nëse ndodheni në disa vende turistike./El País / La Vanguardia / BBC / El Universal / Acción Preferente /



