Tensione në Kuvend/ Berisha plas “bombën” për kokainën, Ruçi i kërkon largimin nga foltorja pasi mbaroi koha

Tensione në Kuvend/ Berisha plas “bombën” për kokainën, Ruçi i kërkon largimin nga foltorja pasi mbaroi koha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sot akuza të forta ndaj kryeministrit Rama. Duke u shprehur se Rama është “koka e krimit”, Berisha nga foltorja e Kuvendit ka denoncuar trafikun e drogës, në të cilin sipas tij është i përfshirë edhe vëllai i kryeministrit.

“Mjeti me targë AA635DM është makina e transportit të kokainës. Shko pyet të Krimet e Rënda nëse je e interesuar Vasilika. Ose thuaji kësaj asistentes tënde që është bërë ministre Drejtësie të të sjellë dokumentet kush ishte shofer, e kush ishte në makinë. Shoferi ishte Genci Xhixha, djali i sponsorizueses kryesore të Ramës, ndrikullës që punonte te Rama dhe mikut të tij. Tjetër pasagjer ka qenë Gentjan Gjonaj, Ermal Hoxha, tjetër pasagjer ka qenë Olsi Kristaq Rama. Ju tregoj edhe datat kur kanë lëvizur. Më datën 8.6.2014, 13.07.2014, 6.6.2014, ka edhe data të tjera. Rama je koka e krimit”, tha Berisha.

Por pas akuzave ish-kryeministrit i është kërkuar të ndërpresi fjalën pasi koha e tij kishte mbaruar.

Kreu i Kuvendit i kërkuar disa herë Berishës që të largohet nga foltorja duke bërë edhe vërejtjen e parë në Parlament ndërsa paralajmëroi se pas kësaj mase vjen pezullimi.

Ndërsa minutazhi i tij mbaroi, Berisha nuk pranoi të ulej duke kërkuar që të vijonte fjalën.

"Zt.Berisha mbaroi koha. Fjalën e ka Taulant Balla. IT është më e fortë se ti dhe se mua. Elektronika e dha verdiktin e vet. Asnjë sekondë për asnjërin. Të lutem ulu të mos më detyrosh që të aplikoj nenet e Rregullores kur pushton rregulloren pa leje. Ulu Zt. Berisha. Vërejtje sipas nenit të rregullores për këtë çështje. Pas kësaj vjen masa e pezullimit. 5 minuta pushim", deklaroi Ruçi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy