Nis hetimi ndaj kryebashkiakes së Kurbinit

Nis hetimi ndaj kryebashkiakes së Kurbinit

Kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara dhe disa zyrtarë të tjerë të njësisë vendore dhe Kadastrës do të hetohen nga Prokuroria, mëson MCN TV.

Vendimi është marrë këtë të hënë nga Gjykata e Lezhës, pas një kallëzimi që ka bërë një qytetar për tjetërsim dhe shkatërrim të pronës së tij.

Organi i akuzës kishte dalë në konkluzionin se nuk ka elementë të veprës penale dhe e kishte dërguar çështjen për pushim në gjykatë, por kjo e fundit vendosi të mos e pranojë.

Ndërsa denoncuesi Anton Meta thotë se bashkia i ka marrë 12 hektarë tokë bujqësore dhe ka hedhur inertet e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy